Kryeministri i Britanisë, Johnson kërkon një marrëveshje të re me Merkel e Macron

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson javën e ardhshme do të takohet me liderët e vendeve të Bashkimit Evropian, ku pritet t’u kërkojë një marrëveshje të re të Brexitit, me qëllim që të shmanget dalja e nga Unioni pa marrëveshje.

Johnson do të zhvillojë udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, pas marrjes së detyrës. Ai do te bisedoje me presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Më pas do të marrë pjesë në samitin e G7, që do të mbahet nga 24 deri më 26 gusht në Francë.

Johnson pritet ti beje te qarte dy udhëheqësve kryesore te Europes se Britania do të largohet nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Ndërkohë në Britani vazhdon të jetë e paqartë nëse ligjvënësit kanë unitetin e duhur, apo edhe fuqinë të parandalojnë që vendi të dalë nga Bashkimi Europian më 31 tetor pa marrëveshje.

Kryeministri është nën presion nga politikanët nga i gjithë spektri për të hequr dore nga projekti i tij. Lideri i opozitës Jeremy Corbyn zotohet të rrëzojë qeverinë e Johnson në fillim të shtatorit nëpërmjet një mocioni mosbesimi.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka insistuar se nuk do ta rinegociojë marrëveshjen e Brexit me Britaninë, që u arrit në nëntor të vitit të kaluar nga paraardhësja e Johnsonit.

Leave a Reply