Kryeministri italian: Shkollat do të rihapen në shtator

Italia është vendi i dytë në botë persa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte këtë të dielë ka bërë me dije se në kuadër të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit rifillimi i jetës, do të zgjasë në kohë.

Në fjalën e tij kryeministri Conte ka njoftuar rihapjen e një pjese të madhe të industrive dhe bizneseve duke filluar nga 4 maji, duke i paralajmëruar që të bëjnë shumë kujdes.

Ndërkohë të gjithë nxënësit dhe studentët në Itali këtë vit shkollor do e mbyllin me mësim online, pasi kryeministri ka bërë me dije se shkollat do të rihapen në shtator me fillimin e vitit të ri akademik.

“Ne nuk jemi në gjendje të rivendosim lirinë e plotë të lëvizjes”, ka thënë Conte.

Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 26 384 persona nga koronavirusi dhe 195 351 janë konfirmuar të infektuar.

Leave a Reply