Kryeministri, në Europë për ndihmat, këtë javë takohet me Merkel dhe Von Der Leyen

Kryeministri Edi Rama nesër do të niset drejt kryeqyteteve Europiane duke pasur në fokus konferencën e donatoreve dhe ndihmën që shtetet anëtare të BE do ti japin Shqipërisë në procesin e rindërtimit.

Të hënën shefi i qeverisë do të vizitojë Berlinin ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Takimi do te nise ne oren 10.15 dhe fillimisht do te jete vetem mes kryeministrit rama e kancelares merkel e me pas do te takohen te dy delegacionet.

Qellimi i takimit është përgatitja e konferencës së donatoreve që do të zhvillohet ne 17 shkurt në Bruksel, por pjesë e bisedës do të jetë edhe çështja e negociatave për anëtaresimin e Shqipërise në BE si dhe marrja e kryesisë së OSBE nga Shqipëria.

Pas Berlinit, të martën kryeministri Rama do të udhëtoje drejt Brukselit. Shefi i ekzekutivit do të zhvilloje nje takim me Presidente e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen me të cilën do të bisedojë për konferencen e Donatorëve dhe ndihmen që Shqipëria shpreson të marrë në procesin e rindërtimit.

Pak ditë me parë kryeministri vizitoi Romën për të kërkuar ndihmën e vendit fqinj për rindertimin e Shqipërisë, duke theksuar se demet e shkaktuara nga termeti i 26 nentorit kapin vleren e 1 miliarde eurove.

Leave a Reply