Kryeministri Rama viziton zonën ku po ndërtohen banesat nga Turqia pas tërmetit të 26 nëntorit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke shkuar në Laç të Kurbinit, vizitoi zonën ku do të ndërtohen banesat nga ana e Turqisë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin vitin e kaluar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke shkuar në Laç të Kurbinit, vizitoi zonën ku do të ndërtohen banesat nga ana e Turqisë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin vitin e kaluar.

Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara mori informacione nga Përfaqësuesi i Kompanisë Albayrak dhe Drejtori i Projektit, Servet Birgoren në lidhje me përparimin e punimeve.

Në një postim të bërë në median sociale, Kryeministri Rama shkroi: “Aty ku qendra e qytetit po rilind shumë më e bukur dhe më e fortë se natën e tmerrshme të 26 nëntorit, kur u godit fortë duke lënë jashtë pa shtëpi qindra familje, të cilat së shpejti do të rikthehen jo vetëm në apartamente më të mira, por edhe në një lagje të pakrahasueshme në çdo aspekt me lagjen e rrënuar e të harruar me dekada”.

Përfaqësuesi i Kompanisë Albayrak dhe Drejtori i Projektit, Servet Birgoren tha se planifikojnë që deri në mars të përfundojnë 160 apartamente.

Presidenti Recep Tajip Erdogan dha direktivën për ndërtimin e 500 banesave për të ndikuarit, menjëherë pas tërmetit në Shqipëri më 26 nëntor 2019.

Në tërmetin në fjalë 51 njerëz vdiqën dhe më shumë se 900 njerëz u plagosën.

Ndërkohë që 202 mijë e 291 persona u prekën nga tërmeti, rreth 17 mijë njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Leave a Reply