Krypeshkopi Janullatos, prej sot shqiptar me dekret të Ilir Metës

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos mori nënshtetësinë shqiptare pasi Presidenti i vendit Ilir Meta dekretoi dhënien e shtetësisë për kreun e kishes ortodokse autoqefale. Shtetësia iu dha pas kërkesës së tij ndërkohë që ai qëndron prej 25 vitesh në krye të kishës shqiptare.

Anastas Janullatos ka lindur më 4 Nëntor 1929 në Pire të Greqisë dhe në vitin 1992 u bë kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Prej 25 vitesh ai ka drejtuar kishën shqiptare, ku gjatë viteve nuk kanë munguar as akuzat apo pakënaqësitë ndaj tij duke i kërkuar largimin.
Në një intervistë dhene dy ditë më parë në një intervistë për një televizion grek se pasardhësi i tij do të jetë shqiptar.
“E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, – tha Janullatos. Vetëm pak ditë pas kësaj deklarate, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vendosi t’i japë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos.

Leave a Reply