Kulmi i rasteve të reja në Shqipëri, ja qytetet ku u gjetën sot 42 pacientë me koronavirus

Nga 311 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend, 42 raste të reja kanë dalë me koronavirus. Për pasojë, numri i të infektuarve ka shkuar në total në 1341.

Rastet janë konfirmuar përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore.

Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se rastet e Krujës janë janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore.

“Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere. Vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana.”

Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Ndërsa është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv.

“Lajmi tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga Covid19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.  Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë-205

Shkodër-38

Krujë-27

Kamëz-19

Durrës-14

Mat-9

Lushnje-6

Tropojë-2

Korçë-1

Librazhd-1

Mallakastër-1

Lezhë-1

Pukë-1

Berat-1

Ura Vajgurore-1

Leave a Reply