Kënga e Elhaida Danit në Eurosong

Elhaida Dani do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “I’m Alive”.

Kënga është realizuar nga produksioni “Zzap & Chris”. Videoja e këngës është publikuar në kanalin Youtube të Eurosong-ut si dhe në faqen e internetit të Eurovision-it.

Elhaida Dani fitoi Festivalin e Këngës me “Diell”, por autori i këngës vendosi ta tërheqë atë për arsye personale.

Edicioni i 59-të i Eurosong-ut do të mbahet këtë vit në Austri. Gjysmëfinalet do të jenë në datat 19 dhe 21 maj dhe finalja do të jetë në datën 23 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *