“Norma që s’bënë” poezi nga Bajram Selmani

Norma që s’bënë

 

Kush më thotë ajo që bënë,

s’bënë!

Nuk e gjeta një masë të duhur,

në mos një të prishur

As, renovimin te shpresa, më

nuk shpresoj dot!

Sa mërzitëm me shpresën,

shumë herë jemi dëshpëruar

sa s’uroj të mos dëshpërohesha

kurrë.

Jetën e kalova për të tjerët,

e ata nuk bënë asgjë për mua,

për Ne.

Më shumë se me vetveten, me

asgjë nuk jam marrë,

ajo shpesh më ka dëshpëruar,

por edhe shpresë më ka dhënë,

ndërsa vuajtjet e njerëzve të mijë,

me asgjë nuk kamë t’i kapërdijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *