Restaurohet xhamia e “Gjin Aleksit”

Mirela Kumbaro: Ndaluni në Delvinë e vizitojeni këtë monument kulture!

Xhamia e Gjin Aleksit është një xhami, monument i trashëgimisë kulturore në Rusan, rrethi i Delvinës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri. Kjo xhami historike është ndërtuar në Shek. XVI. Ky monument kulture është i llojit “Arkitekturë”, dhe mori statusin në vitin 1963.

Kupola  e  saj është restauruar pas një kohe të gjatë. Një postim të bërë në facebook nga Genti Kruja mbi një punë tepër të mirë në lidhje me këtë, ka komentuar dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro duke e cilësuar si një nga bashkëpunimet e shkëlqyera me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

#RrugetEBesimit eshte jo vetem projekt per mbrojtjen e trashegimise kulturore por edhe projekt per Turizmin Kulturor te ketij mandati.

Ndaluni ne Delvine e vizitojeni kete monument kulture 400 vjeçar!, shkruan znj.Kumbaro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *