Sulejman Rexhepi: Unë isha, jam dhe do jem ky!

(Përkitazi me editimin elektronik të përmbledhjes së memoareve të Suejman Rexhepit, me titull “Kush ma prek kombin më ka sharë fenë”, e cila tashmë i ka thyer të gjitha rekordet e lexueshmërisë së veprave shqiptare. Po i afrohet lexueshmërisë së “Skënderbeu” të Marin Barletit)

Shkruan Mendim Nazarko, Tiranë

 

Vepra absolutisht më e lexuara në historinë e letrave bashkëkohore shqipe, me gjasë do të dalë vepra, respektivisht, memoaret e Suulejman Rexhepit, të titulluar “Kush ma prek kombin më ka sharë fenë”. Kjo vepër, tashmë e edituar elektronikisht, është shpërndarë në dhejtra portale të cilat frekuentohen me mijëra, në ditë pikërisht për shkak të kësaj vepre. Në bazë të statistikave, ndonëse e sapo edituar, deri më tani është lexuar nga më shumë se 178.254 lexues. Lexueshmëri absolutisht rekorde!

Ç’është ajo që e bën kaq të lexueshme këtë vepër? Pa dyshim, guximi intelektual për të dëshmuar mbi një veprimtari të klerikëve jasht sferave të teologjisë, si dhe për një gamë të gjërë personalitetesh që kanë vepruar ngjashëm si Sulejman Rexhepi, për interesa të shërbimeve sekrete serbo-maqedonase!

Lexuesit shqiptar, në të gjitha trojet etnike, deri më sot kanë pasur rastin të lëxojnë vepra si dhe dëshmi të ndryshme të njërit nga udbashët më profesionistë dhe më realistë shqipttar, Nafi Çegrani, i cili, në fakt, si nëpunës i këtij shërbimi jugosllav, kryekëput dëshmon se sa i egër ka qenë ky shërbim në raport me shqiptarët dhe me çfarë skenaresh është marrur. Pra, zotëri Çegranit i duhet që ta pranojë se ka qenë nëpunës i këtij shërbimi për të dalur i besueshëm në rrëfimet dhe dëshmitë e tij se nëpër ç’tmerre e mynxyra kanë kaluar shqiparët, sidomos nacionalistët dhe patriotët, nëpër trajtimet shtazarake që i projektont UDB-a për shqiptarët.

Nga ana tjetër, memoaret e veprës së Sulejman Rexhepit “Kush ma prek kombin ma ka sharë fenë”, në fakt trajtojnë më tepër gatishmërinë dhe vullnetin e një “komuniteti” shqiptarësh, gjithnjë sipas autorit, Sulejman Rexhepit, që vegjetonin rreth BFI-së, ndërsa të cilët me pasion të papërshkrueshëm e ndihmonin UDB-në në luftimin e “naconalizmit dhe seperatizmit shqiptar” si dhe në kyçjen tyre në përforcimin e bashkim-vëllazërimit si komponentë e filozofisë markiste-leniniste, e cila kontribuonte në ruajtjen dhe përforëcimin e Jugosllavisë. Ky “komunitet teologësh” i sojit të Sulejman Rexhepit, pa dyshim, të gjithë ishin të shantazhuar dhe, për pasojë, të detyruar që të ishin më aktivë në strukturat sekrete policore serbo-sllave, sepse, veprimet e tyre imorale askund nuk korrespondonin me parimet e fesë për të cilën ishin shkolluar!

Ky fakt, në mënyrë plastike vërehet shumë qartë në memoaret e Sulejman Rexhepit. Këtë fakt, e ka hetuar kohëve të fundit edhe intelektuali ynë shumë i respektuar, z. Bardhyl Mahmuti, i cili shpreh admirim për guximin intelektul të Sulejman Rexhepit për të zbardhur vullnetin pasionant të vetë Sulejman Rexhepit si dhe të shumë hoxhallarëve të cilët i përfolë vetë Sulejman Rexhepi nëpër memoaret e tij. Prandaj, z. Bardhyl Mahmuti thërret në leximin sa më të madh të kësaj vepre, të cilën e llogaritë si literaturë bazë dhe më origjinal i një veprimtarie antishqiptare të shërbimeve sekrete serbo-sllave.

Jo vetëm kjo, Sulejman Rexhepi, pë t’ju dhënë peshën e vërtetësisë të gjithë atyre rrëfimeve që shtrihen nëpër 114 memoare (bazuar në 114 sure të Librit të Përkryer!!!), me po atë guxim me të cilin flet duke evokuar kujtime nga veprimtaria e tij si spiun dhe agjent i UDB-së, me po atë guxim flet edhe për lojërat që i ka zhvilluar me “miqtë” e tij kundër këtyre shërbimeve, formë kjo e shantazhimit të UDB-së me qëllim të avancimit të tij në karrierë, pastaj me po atë guxim flet edhe për shumë aksione të cilat i dekonspiron me qëllim që të nënvizohen aktivitetet vullnetare antishqiptare të shumë “shqiptarëve” tanë, si dhe me po të njëjtin guxim shpalos edhe probleme me anëtarët e ngushtë të familjes së vet. Deri më sot nuk është parë e dëgjuar dikund ndonjë memoare e cila flet për probleme në familje, apo për strategji përplot me shantazhe me qëllim të avancimit në karriere, në rastin konkret deri në krye të Bashkësisë Islame në RM.

Nëse Sulejman Rexhepi pëpiqet që duke dëshmuar për aktivitete spiuneske të shkarkohet nga ky kompleks dhe t’ua bëjë me dije të gjithë teologëve se, misioni i tyre i vetëm është predikimi fetar, nga ana tjetër, duke dëshmuar për probleme famijare, për degradim të moralit familjar si dhe për kalitje të një familje antishqiptare e antimyslimane, në fakt, tërthorazi flet se sa shpejt manifestohet harami, amoraliteti dhe imoraliteti, i cili, nuk përhapet por çuditërisht lokalizohet brenda familjes së ngushtë! Po ashtu, duke folur me tone të ironisë së zezë dhe të sarkazmës me tone të trishtimit mbi avancimin në karrierë përmes shërbimeve brenda institucioneve policore për zbulim dhe kundërzbulim, në fakt Sulejman Rexhepi tërthorazi miraton qëndrimin e oponentëve të tij të cilët tash e tri dekada kërkojnë që i pari i BFI-së të zgjidhet me plebishit: më shumë se një kandidat të votohen nga xhemati nëpër të gjitha xhamitë e vendit! Vetëm në këtë mënyrë do të bllokohen të gjitha mundësitë e shërbimeve sekrete sllave që të fusin duar në të vetmin Institucion fetar islam në vend.

Evokimi i kujtimeve (mbi 570 të tillë) të shtrira nëpër memoare dhe, gjuha e përdorur në këtë vepër, dëshmojnë për një përpjekje profesionale për ta konstrutuar veprën në fjalë me një strukturë që përmbanë elementë letrar, publicistik, elementë nga shkenca e historisë, me një shtrirje gjeografike si Lindje-Perëndim ashtu edhe nëpër të gjitha viset etnike shqiptare.

Ajo që ka shkaktuar paksa huti është gatishmëria si dhe guximi intelektual i Sulejman Rexhepit për të folur mbi përfshirjen e hoxhallarëve gjatë periudhës komniste në UDB me qëllim që të propagandohet si vëllezërim-bashkimi po ashtu dhe marksizëm-leninizmi! Në fakt, Sulejman Rexhepi, me plotë vetëdije e shpalos këtë të jetë të mallkuar të vetën si dhe të “kolegëve hoxhallarë”, me qëllim që t’i japë peshë edhe më të madhe historike të gjihhë atyre teologëve bartës të projekteve kombëtare në periudhën e aktiviteteve kombëtare për pavarësinë e Shtetit Shqiptar, si dhe për ta dëshmuar tërthorazi maksimën se, ai që lejon t’i preket kombi në fakt është i pafe, i pa besë, i dëbuar nga mëshira e Zotit. Ky është ai mesazh i guximshëm i Sulejman Rexhepit që do të mbetet histori më vete për të gjithë teologët shqiptar! Sulejman Rexhepi sikur dëshiron t’ju thotë të gjithëve “merrni shembull nga unë dhe, përkushtojuni predikimit, sepse, do të bëheni përjetues të kësaj që po e përjetoj sot unë”!

Stategjia e Sulejman Rexhepit për t’i rrëfyer memoaret e veta dhe për ta botuar këtë vepër, pikërisht në ditët e sotshme, sipas miqv të tij të ngushtë, në fakt, është përpjekje për ta neutralizuar tërë atë fushatë që po zhvillohet kundër tij, sa të gjërë aq edhe të thellë, sa gjithëkombëtare aq edhe ndërkombëtare. Botimi i këtyre memoareve në fakt shpreh përpjekje për t’i mbyllur shtigjet e të gjitha analizave, përpjekjeve për zbërthim, portretizim të profilit psikik e profesional të Sulejman Rexepit. “Asnjë nga shkrimet kundër meje nuk e ka peshën e këtyre memoareve, prandaj, mos shkruani se, ua rrëfej vetë un se kush është Sulejman Rexhepi dhe, edhe përkundër këtij fakti, edhe më tej ju detyroj që të më përkuleni! Asgjë nuk keni se çka të thoni më shumë se sa ato që i thonë memoaret e mia, gjithçka e juaja nuk është më intresante. Unë jam ky” – thotë Suleman Rexhepi, në një tekst në imboxin e facebukut të tij, të cilin nuk e la më gjatë se pesë minuta! Sulejman Rexhepin askush nuk e njeh mirë e qartë pa i lexuar memoaret e tij. Sepse vetëm aty Sulejman Rexhepi del ai – i vërteti…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *