Kumanova e refuzoi Sulejman Rexhepin, uzurpatorin e BFI-së

Pse dhe kur krerët fetar dalin nga zyrja, nga selia? Pse krerët fetar me tërë kabinetin e tyre dalin në terren, nëpër organet e tyre? Natyrisht, ekskluzivisht për të zhvilluar aktivitete: ose për t’i rekapituluar aktivitetet mujore e vjetore, në formë raporti, ose për të zgjidhur ndonjë problem eventual, për ta inspektuar gjendjen momentale si të fesë ashtu edhe të pjesëtarëve të akcilës fe! Kjo është logjika, ndryshe, mund të dilet edhe për të hëngër ndonjë mish kaprolli, sa për ta qerasur veten për ndonjë “sukses”, apo edhe sa për ta shuar babëzitjen e gurmazëve të pangopshëm, të cilët, në emër të fesë janë në gjendje ta shkelin fukaranë në gabzherr!
Këto ditë, në fb e uzurpatorit të BFI-së, Sulejman Rexhepit, publikohet një fotografi nga zyrja e Myftiut super të nderuar të Kumanovës, z. Abedin ef. Imeri. Mbi këtë foto, uzurpatori injorant, Sulejman Rexhepi, publikon edhe këtë diçiturë: “Një ndejë e bukur me kolegët e mi, me bashkëpunëtorët, në Kumanovë, në qytetin e sakrificave, aty ku ka një xhemat të mrekullueshëm, i denjë për çdo ulema që vjen nga jashtë.”!

  • Pse nuk ka foto nga xhemati, meqë xhemati i Kumanovës qenka i denjë për të pritur çdo ulema nga jashtë (por ama ulema dhe jo hajgarexhi të fesë dhe shkatërrues të interesit fetar në të mirë të interesit meskin të Sulejman Rexhepi dhe hafijeve të tij.);
  • Në zyrë a shkohet për të zhvilluar një “ndejë të bukur” apo për të zhvilluar aktivitet konkret?
  • Ku është opeativa e kësaj Myftinie që nuk shihen në foto?
  • Ku janë hoxhallarët e territorit të kësaj Myftinie për ta nderuar “reisin” e tyre dhe bashkëpunëtorët e tij, ose edhe kolegët e tij (kolegë në zhvatje, në shkatërrim të vakëfit dhe në mbulim të gjurmëve kriminele të Sulejman Rexhepit gjatë shkatërrimit të BFI-së)?
    Është më se e qart, si Zoti Një, në Kumanovë “reisi” me tajfën e tij, ky uzurpator i pashpirt i BFI-së që e shkatërroi deri në themel, është i padëshirueshëm! Askush nuk e do, të gjithë flasin zi e më zi për uzurpatorin, e shajnë, e urrejnë dhe, sapo ta ndjejë këtë nën lëkurën e vet Sulejman Rexhepi, për inat të ulemasë së Kumanovës nënvizon: “Një ndejë e bukur”! Nuk i ndodhë asnjë parie fetare në botë që, të shkojë në organin e vet dh aty të mos pritet nga askush, të hasë në një urrejtje popullore. Kjo i ndodhë vetëm Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të BFI-së!
    Kumanova publikisht i tha Sulejman Rexhepit – je i padëshirueshëm në mesin e hoxhallarëve të Kumanovës, o munafik!

Leave a Reply