Kur pritet të rihapen kufijtë në Europë?

Teksa sezoni turistik po afron, vendet e Bashkimit Europian pritet të heqin kufizimet e brendshme dhe të rihapin kufijtë, në mënyrë që të mund të presin turistët.

Në fillim të kësaj jave ishte Italia ajo që nisi hapjen e kufijve dhe pjesa më e madhe e bllokut pritet të ndjekë të njëjtin shembull deri në fund të këtij muaji.

Për pjesën më të madhe të shteteve europiane, rihapja pritet të ndodhë në mes të Qershorit, ku përfshihen Franca, Belgjika, Gjermani, Greqia, Austria, Holanda dhe Republika Çeke.

Spanja planifikon që të lejojë turistët ndërkombëtarë nga Korriku.

Teksa disa vende do të lejojnë lëvizjen nëpër BE, të tjerë do të lejojnë fillimisht vetëm vizitorë të cilët vijnë nga vende të konsideruara me rrezik të ulët. Ata që vijnë nga shtete apo rajone me rrezik të lartë, do të duhet t’i nënshtrohen testimeve.

Leave a Reply