Pas dështimit, Samsung sjell “heroin”

Në një prezantim të papritur në Prill u njohëm me “Galaxy Fold”, telefonin e parë të palosshëm që kushtonte 2 mijë dollarë, por që nuk rezultoi si risi pasi në pak ditë thyhej ekrani gjatë përdorimit.

Samsung ka prezantuar 5 modele deri më tani, por pritet lançmimi i telefonit luksoz “Galaxy Note 10”, prezantuar për herë të parë në vitin 2011-të, me një ekran më të gjerë, një laps të quajtur “S Pen”, shkurtimisht teknologjia më e mirë në një telefon të vetëm. A do të jetë Note 10 i disponueshëm për rrjetin e ri 5G?

Nuk ka akoma një datë për hedhjen në treg të produktit të ri, sepse Note ka ardhur në dimër, në verë dhe në vjeshtë, por për Note 10 parashikohet që të lançohet në Gusht të këtij viti.

Sipas thashethemeve thuhet se modeli i ri do ketë një ekran 6.66 inç, mund të jenë dy modele për të mundësuar ekran më të madh, lapsi S do të ketë një kamera të cilën mund ta lëvizni dhe fotografoni ato pjesë që më parë nuk mundeshit me kamerën normale të telefonit. Për herë të parë nuk do ketë asnjë buton në Note 10. Sa më shumë aq më mirë, Note 10 vjen me 4 kamera të pasme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *