Shkencëtarët zbulojnë një çudi për varrin e Jezu Krishtit

Varri në të cilin mund të jetë varrosur Jezu Krishti daton afro 1.700 vjetësht, kanë zbuluar shkencëtarët. Testet e kryera në mbetjet e një shpelle gëlqerore në Kishën e Varrit të Shenjtë, në Jeruzalem, e datojnë atë rreth vitit 345 , raportoi National Geographic.

Dëshmitë e mëparshme kishin mbërritur vetëm në 1000 vjet, në periudhën e Kryqtarëve. Edhe pse është e pamundur të themi përfundimisht nëse varri është vendi i varrimit të një çifuti të njohur si Jezusi i Nazaretit, Kisha e Varrit të Shenjtë është pranuar gjerësisht si vendi i varrosjes së Krishtit.

 

Hulumtimi, i kryer nga Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës, nuk ofron dëshmi të mëtejshme nëse Jezusi ishte varrosur në varr, por është në përputhje me besimin historik se romakët e lashtë ndërtuan një monument në këtë vend, rreth 300 vjet pas vdekjes së tij, raporton bota.al.

Dhiata e Re thotë se Jezusi vdiq ose në 30 ose 33 të erës sonë, por tregimet historike sugjerojnë që romakët e gjetën dhe e ruajtën varrin në vitin 326 të erës sonë.

Datimi e vendos ndërtimin origjinal të varrit në kohën e sundimit të Konstandinit, perandorit të parë të krishterë të Romës, i cili filloi kalimin e perandorisë në krishtërim.Sipas traditës, Konstandini kërkoi ndërtimin e monumentit mbi atë që që besohej se ishte vendvarrimi i Jezusit.

Një ekip shkencëtarësh po kryente punën e restaurimit në vendin e varrimit, ku përfshihej hapja dhe gërmimi i varrit, që është vulosur me shekuj.Shkencëtarët gjetën eshtrat e një shtrati gëlqeror që tradita thotë se mund të kenë mbajtur trupin e Jezusit, përgatiti Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *