Kush është pronar i dyqaneve të Myftinisë së Shkupit

Në bazë të një reagimi publik dhe në bazë të shqetësimeve që ka ngritur nëpër miq e xhemat referenti i Myftinisë së Shkupit, i instaluar nga Mulla Sula, Fatmir Zaimovski, qartë del në pah pazarllëku i pandershëm i familjes Rexhepi që e bëjnë në dëm të vakëfit të kësaj Myftinie


Shkruan Zeqie Veseli


Myftinia e Shkupit po vlon nga klientelizmi, nga korrupsioni dhe nga hajnia! Thonë, aty ku mungon maçoku minjtë bëjnë dasëm. Dhe, kjo situatë e këtillë e papëlqyeshme krejt si pasojë e tekeve dhe planeve epshore të Sulejman Rexhepit. Fillimisht e mbushi Myftininë me nëpunës lehtësisht të manipulueshëm dhe të gatshëm t’i nënshtrohen apetiteve grabitqare të Mulla Sulës. Se ishin garniturë e tillë flet edhe fakti që tashmë njërin nëpunës e fshiu policia dhe e burgosi. Akoma nuk dihet se pse u burgos por, se do të dalë vegza te Mulla Sula kjo nuk ka kurrfarë dyshimi.Sulejman Rexhepit kurrë nuk i ka interesuar që të rregullojë situata, të shtojë vakëfin, të jetë “pronar” i sinqertë i objekteve fetare! Thotë se ka kontroll mbi të gjitha objektet, xhamitë e vendit, ndërkohë që, këto xhami, me qindra mijëra euro i kanë borxh EVN-së për rryë. Ku shkojnë paratë që grumbullohen çdo të premte për pagim të rrymës-ujit? A ka ndonjë rregullore se si përcaktohet çmimi i një qeraje të një dyqani, apo, qeratë kontraktohen aty për aty, sipas klientelizmit të Mulla Sulës.Në bazë të një reagimi publik dhe në bazë të shqetësimeve që ka ngritur nëpër miq e xhemat referenti i Myftinisë së Shkupit, i instaluar nga Mulla Sula, Fatmir Zaimovski, qartë del në pah pazarllëku i pandershëm i familjes Rexhepi që e bëjnë në dëm të vakëfit të kësaj Myftinie.Myslimanët e Shkupit, e mbajnë fare mirë në mend lokalin ku ishte fillimisht Biblioteka Isa Beu i cii më vonë do të shndërrohet në dyqan tekstilësh, pastaj në ëmbëltore e së fundmi në një “gjelltore”! Nga Myftinia me kontratë  e merr një far Muhamet Llamallari, i njohur si Muja i shumë lokaleve të Myftinisë së Shkupit, si mik i ngushtë i djalit të Sulejman Rexhepit, Zeglulit, ky Muja lokalin nga Myftinia e merr me një qera prej 700 eurove dhe shkon e bën kontratë të re me miqtë e Fatmir Zaimovit, duke ua dhënë dyqanin me qera mujore prej 1300 euro! Tani nuk dihet se kush e merr këtë përfitim prej 600 euro më tepër se kontrata me pronarin bazë të dyqanit, me Myftininë e Shkupit! Ky 600 eurosh shkon në xhep të Muhamet Llamallarit, në atë të Sulejman Rexhepit, apo në xhepin e Zeglulit. Do me thënë se, paska pasur mundësi që nga ky dyqan të pëfitojë vetë Myftinia 1300 euro qeranë? A e nxori dikush në lecitacion këtë dyqan? A u zhvillua ndonjë tender apo, a pati ndonjë komision që mbajti ndonjë procesverbal me rastin e dhënies së dyqanit me qera? Apo, thjesht, dikush i jep këto dyqane si të ishin pronë e tij. Ashtu siç e dha Mulla Sula, ashtu e dha edhe Muhamet Llamalari – Muja!Tashmë dihet edhe një fakt tjetër, ragimit të Fatmirit për këtë përfitim kaq të madh prej qerasë Muja i është përgjigjur: “po ju e dini se pa ia ly Mulla Sulës, nuk mundesh me marrë dyqan prej tij”!
Dikush po e ha të lyer me vaj, por, pa dyshim që, së shpejti, dikuh do ta hajë të lyer edhe me vazelin!  

Leave a Reply