Kush është qen o Mulla Sulë: ti apo ne?!

(Me rastin e inagurimit të Xhamisë së re në Opajë, nga gëzimi i madh se ia arritëm ta ndërtojmë brenda 9 muajve, meqë këtë ditë e konsideruam si festë të katundit tonë, u mblodhëm shumë xhemat. Si duket, ky kallaballëk e trimëroi Sulejman Rexhepin për të thënë edhe këtë: “në xhami nuk ka vend për qentë e fëlliqtë të Allahut. Nëse vijnë këtu, dëboni ata…” Me “qen” ai aludoi në kundërshtarët e tij. Rreth 90 për qind e të pranishmëve në xhami ishim kundërshtarë të Sulejman Rexhepit. Kurrë nuk kam qenë aq i gatshëm për ta shpullosur dikë. Këtë shpullosje e kërkoi Mulla Sula, në pleçni të vet)

Nga Ragmi Berisha, banor i Opajës

Sulejman Rexhepi mendon se, i shoqëruar prej disa zagarëve të tij, të armatosur deri në dhëmbë, e ka të drejtën që ku të shkojë të fyej e të shajë! A e bën hesap Sulejman Rexhepi se, ka turlifarë hundëleshi dhe, e zë dikush në ndonjë qosh dhe e shpullosë deri sa t’i shkojë pikë-pikë! Ai duhet të jetë shumë i vëmendshëm kur të flasë kundër opozitës së tij, sepse tashmë gati tërë popullin mysliman në vend e ka opozitë! Na porositi, qenqafiri, që mos t’i lëmë “qentë e fëlliqtë të Allahut” që të futen në xhami, në mesin tonë! Fjalën e kishte për opozitarët e tij! Mos t’i dëgjojmë ata, sepse mund të na “indoktrinojnë”! Kurse ne, popullata e gjërë, prej opozitarëve të tij dëgjojmë vetëm fjalë të trishta, të gjitha të argumentuara me fakte e me dokumente! Cilin ta dëgjojmë, Mulla Sulën që si një abdall i shkruan memoaret e veta dhe, edhe pse fantastike të mira, ai heq dorë në heshtje! Nuk ka teologë i gjeneratës së tij që nuk ia vërteton të bëmat e Sulejman Rexhepit që i ka të rifreskuara në memoaret e tij!
Sa i përket xhamive tona, nëpër katunde e nëpër qytete, ne, në shumicë jemi opozitë e Sulejman Rexhepit, kurse “miqtë e Mulla Sulës”, në çdo xhami a mund të jeni 4-5 veta! Tani, nisur nga “logjika” e Sulejman Rexhepit, i bie që këta 4-5 veta të jenë “qentë e fëlliqtë të Allahut”, sepse realisht këta janë ata që na e ndosin xhaminë!
Ta pyesim Mulla Sulën se kush është “qen i fëlliqtë i Allahut”!
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut” është ai që e vjedh fitrin;
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut” është ai që e vjedh zeqatin;
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut”, është ai që i vjedh kurbanët;
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut”, është ai që spiunon, që e adhuron ish-sistemin komunist i cili paska vrarë e zhdukur njerëz që kanë qenë kundër pushtetit;
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut”, është ai që shet vakëfin “poshto-zashto” për t’u pajisur rushfet me një ROLEX prej 37 mij dollarëve;
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut”, është ai që ndërton pishina e kafene, që harxhon nëpër zefe e ahengje, me pjevaçica e me tançerka mijëra euro, kurse deri më sot nuk ka një dokument që vërteton se Sulejman Rexhepi i dha për ndërtimin e ndonjë xhamie qoftë një 5 euro;
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut”, është ai që ditën e Kurban Bajramit, me krejt familjen niset për në Antalia, në det, me paratë e kacës së BFI-së;
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut” është ai që merr grumbull parashë në kacën e BFI-së, si në xhep të babës së vet dhe, i nisë djemtë e vet në Perëndim për të blerë makina zyrtare;
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut”, është ai që rrenë, që e korrupton gjyqësinë, ai që deri më tani, nëpër organet e drejtësisë, për ta blerë pafajësinë e vet, ka shpenzuar para sa për të ndërtuar 4-5 xhami madhështore;
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut” është ai që i vjedh ndihmat humanitare, ai që ndihmat e donuara i paraqet si ndihma të blera prej BFI-së për ç’gjë tërheq mijëra e mijëra euro;
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut”, është ai që i vjedh paratë e donuara për myslimanët të cilët përjetojnë katastrofë natyrore (në Vlorë, në Tetovë, në Hasanbeg etj.);
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut”, është ai që i vjedh paratë e donuara për të hapur puse në Somali për ta shuar etjen për një pikë ujë (siç kontribuoi në këtë aspekt hoxha jonë i dashur, Mulla Jakup Hasipi, Zoti ia bëftë drita të Xhenetit);
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut”, është ai që i vjedh paratë e grumbulluara për t’i ndihmuar vëllezërit tanë që përjetuan tragjedi të tmerrshme më 26 nëntor në rrethinën e Tiranës dhe të Durrësit.
Ne e dimë që “qen i fëlliqtë i Allahut”, është ai i cili i “largon” nga Sullarja e Epërme qentë e fëlliqtë që ia trembin zagarët, duke i helmuar me salçiçe të vjedhura në Medrese.
Të gjitha këto krime nuk i ka kryer opozita e Mulla Sulës për ta gëzuar epitetin “qentë e fëlliqur të Allahut”, por, ky epitet i mbetet me shëndet Sulejman Rexhepit i cili është kryrësi i të gjitha këtyre akteve imorale dhe i shumë të tjerave, me qindra të tilla!

Leave a Reply