Kush janë 3 të dënuarit që duhet të justifikojnë pasuritë

Operacioni Forca e Ligjit  u ka dërguar tre të dënuarve të radhës kërkesën për vetëdeklarimin e pasurisë.

Kësaj radhe OFL është ndalur në Fier dhe më konkretisht tek:

Thoma Shkurti, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

Kreshnik Dauti, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”;

Dritan Gropa, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.

Këta persona duhet t’u përgjigjen e shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply