Ky është 19-vjeçari që qëlloi me armë shefin e policisë

Zbardhen të tjera detaje për atentatin me armë që ndodhi një ditë më parë në Shkodër. “Vizion Plus” ka siguruar foton e 19-vjeçarit Ilirjan Hasanaj që qëlloi drejt kreut të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj.

Pavarësisht mbiemrit të njëjtë, autori nuk ka lidhje familjare me shënjestrën. I riu jeton në lagjen “Tepe” në Shkodër me nënën e tij, ndërsa i ati është emigrant.

Më herët, babai i tij ka qenë oficer kufiri dhe dyshimet e autoriteteve janë që edhe ngjarja të ketë lidhje me një konflikt të hershëm mes tyre. 19-vjeçari Hasanaj nuk është kapur akoma.

Leave a Reply