Ky është fajtori kryesor për ngritje të numrit të të sëmurëve nga coronavirusi?!

Edhe një përkujtues që ajrimi është i rëndësishëm

Superkompjuteri japonez ka treguar se çfarë ka ndikim më të madh në përhapjen e grimcave të virusit, pra ajo është që pikërisht të gjithë jemi më së shumti të ekspozuar në sezonin e ngrohjes.

Në të vërtetë çelësi është lagështia e ajrit, me rrezikun më të madh të jetë hapësira e thatë dhe e mbyllur në muajt e dimrit, transmeton Telegrafi.

Lagështia e rrezikshme nën 30 për qind

Shkencëtarët kanë shfrytëzuar superkompjuterin Fugaku për të matur modelet e përhapjes dhe trajektoret e grimcave në formë virusi nga personat e infektuar në kushte të ndryshme.

Lagështia e ajrit nën 30% rezulton me sasinë e dyfishtë të grimcave në ajër përkundrejt sasisë në hapësirën me lagështi prej 60% e më tepër.

Studimi gjithashtu ka treguar që strehët nuk janë të efektshme sikur maskat në pengimin e përhapjes së virusit nëpërmjet aerosolëve.

Shkencëtarët kanë zbuluar edhe që rreziku nga infektimi në restorant është më i lartë nëse uleni pranë personit të infektuar, dhe jo përballë tij.

Virusi në ajër mund të qëndrojë me orë të tëra

Gjithnjë e më shumë ekspertë me siguri konstatojnë se coronavirusi mund të përhapet edhe nëpërmjet ajrit.

Qendrat e kontrollit dhe preventivës së sëmundjes kanë reviduar këtë muaj direktivat me të cilat kanë theksuar që mikroorganizmat patogjenë në ajër mund të qëndrojnë orë të rëra, shkruan Reuters.

Leave a Reply