17 të vdekur dhe 155 të zhdukur nga zjarri në Kaliforni

Rreth 155 persona konsiderohen të zhdukur dhe 17 të tjerë kanë humbur jetën, nga zjarri që ka përfshirë një pjesë të Kalifornisë.

Siç ka njoftuar policia, nga zjarri janë djegur 2.000 shtëpi dhe 20.000 qytetarë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të kërcënimit nga zjarri.

 

Zjarri ka përfshi një pjesë të njohur të Kalifornisë për prodhimin e verës.

Siç raportojnë mediat lokale, 11 persona kanë humbur jetën në Sonoma County.

Një nga qytetet më të prekura është edhe Santa Rosa, në veri të San Franciskos, ku thuajse pjesa më e madhe e shtëpive janë të shkatërruara nga flakët.

Kurse, zyra e sherifit të qarkut të Sonomës tha se 155 persona ende konsiderohen të pagjetur, dhe siç sqarohet, kjo mund të ketë ndodhur për shkak të ritmit kaotik të evakuimeve.

Në Napa, viktima janë 100-vjeçari Charles Rippey dhe gruaja e tij 98-vjeçare, Sara, njoftoi policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *