19 mijë të vdekur dhe 430 mijë të prekur në të gjithë botën, shifrat e frikshme të koronavirusit

Në të gjithë botën në total janë mbi 436 mijë të prekur rreth 19 600 viktima dhe gati 110 mijë persona të shëruar. Numri i viktimabe në Itali – mbi 6800 – është dyfishi i atij të Hubeit në Kinë, por dhe Spanja tashmë ka lënë pas Kinën për sa i përket numrit të viktimave. Janë mbi tre mijë viktimat në territorin spanjoll, me një rekord prej 738 tviktimash brenda 24 orëve.

Pesë viktima dhe më shumë se 2 mijë të prekur në Izrael, ndërsa të sëmurët rëndë janë 37.

Kina më në fund pas dy muajsh ka shfuqizuar masat e ashpra në Hubei – provincë epiqendër e pandemisë së koronavirusit duke konfirmuar dhe njëherë zero raste infektimi në frontin kinez. Një ditë më parë u konfirmuan 47 raste të importuara nga qytetarë kinezë që janë rikthyer në vendlindje.

Korea e Jugut regjistron mbi 9mijë raste dhe 126 viktima.

Argjentina po përjeton një moment të vështirë për shkak të koronavirusit, ku për herë të Parë në Buenos Aires është shpallur gjendja e emergjencës. Janë 387 rastet me të prekur dhe 6 viktima.

Zelanda e Re shpalli gjithashtu gjendjen e emergjencës kombëtare për shkak të koronavirusit. Ministria e shëndetësisë konfirmoi 200 raste ndërsa i gjithë vendi do të qëndrojë i mbyllur për 4 javë.

Leave a Reply