Bild publikon përgjime të tjera të Dosjes 339

Gazeta gjermane Bild ka publikuar një tjetër përgjim, pjesë të Dosjes 339, që po heton Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

Në material bëhet fjalë për një bisedë telefonike të Kryeministrit Edi Rama me Drejtorin e Qendrës për Emigracionin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi.

Arben Keshi: Hë shefi

Edi Rama: Hë mo si duket

Arben Keshi: Po mirë tek pritshmëritë jemi

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.

Edi Rama: Ashtu është?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë e?

Arben Keshi: Po deshën të më kapnin mua, punë dy minutash sa u futa tek shtabi sepse ishin duke më pritur tek hoteli ku fleja

Edi Rama: Cfarë do të bënim ty ata?

Arben Keshi: Ishin 50 veta. Asgjë besoj, këtë pjesën e presionit mendoj, jo kështu jo ashtu. Ai është legen ai, Flamur Noka

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo

Arben Keshi: Edhe djali sa doli më la mua, ata kujtuan se isha edhe unë në makinë. Rreth 50 veta. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Ai iku dhe ata nuk e kapën dot.

Edi Rama: Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?

Arben Keshi: Po këtu tek unë po. Mund të lëvizë me më pak me më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top e?

Arben Keshi: Po po në rregull

Edi Rama: Okay, mirë vllai, hajt ciao

Arben Keshi: Ishalla, faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *