4000 shtëpi të reja brenda vitit, kryeministri Rama prezanton projektin e rindërtimit pas tërmetit

Tenderi ndërkombëtar për rindërtimin e banesave individuale hapet javën tjetër dhe puna në terren do të nisë në pranverë. Për pallatet, kantieret e ndërtimit pritet të hapen brenda vitit me synimin që të përfundojnë vitin e ardhshëm. Kryeministri garantoi cilësinë e ndërtimeve.

Lagjet e reja do të kenë infrastrukturë moderne dhe shërbime publike. Për Edi Ramën ky është një program i paprecedentë.

Kjo sipas qeverisë e shndërron rindërtimin në një program të mirëfilltë social.

Por përtej natyrës së fortë sociale, kryeministri thotë se rindërtimi do të jetë një stimul i madh për rritjen ekonomike.

Dhe qeveria i njeh jo pak merita vetes, mbi të gjitha forcimin e financave të shtetit.

Në total programi i rindërtimit është vlerësuar 1 miliardë euro, pjesa dërrmuese e të cilave shkojnë për ndërtim banesash.

Leave a Reply