5 Maji, dita pa makina. Aktivitetet në Tiranë u zhvilluan vetëm pas përfundimit të shiut

Veç homazheve në Ditën e Dëshmorëve, Bashkia e Tiranës planifikoi një sërë aktivitetesh, disa prej të cilave nuk u realizuan, për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Rikthimi i nismës “Dita pa makina” ishte disi i pamundur mëngjesin e të dielës, ku shiu i kishte detyruar qytetarët të lëviznin me automjetet e tyre. Kufizimi i qarkullimit në disa segmente rrugore solli edhe trafik.

Megjithatë, pavarësisht kohës, të shumtë ishin njerëzit që shfrytëzuan këtë ditë pushimi.

“Mund të kishte dhe më tepër aktivitete, por ndoshta nga moti i keq, por prapë shumë bukur. Shumë mirë është pa makina, se ajri është më i pastër, qetësi e madhe. Dita pa makina shumë nismë e mirë, por vetëm koha na prishi pak punë”, u shprehën qytetarët.

Pas shiut, bulevardet u shndërruan në fusha sporti, ku kishte larmishmëri aktivitetesh./TCH/

Leave a Reply