5 persona mbetën të vrarë në Milwaukee

51-vjeçari hap zjarr në një kompani birre në Milwaukee

5 persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë në një kompani të prodhimit të birrës në Milwaukee, shteti i Wisconsin, SHBA.

Autor i ngjarjes së rëndë është një 51-vjeçar, i cili sipas autoriteteve gjeti gjithashtu vdekjen si pasojë e plagëve të vetëshkaktuara.

Autoritetet policore thanë se viktimat ishin të gjithë punonjës të kompanisë Molson Coors, ku 51-vjeçari hapi zjarr për arsye ende të paqarta.  

Për ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan Donald Trump. Nga Shtëpia e Bardhë, ai ofroi ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Leave a Reply