“5000 persona sulmuan Kuvendin e Maqedonisë”

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se në incidentin që ndodhi mbrëmë brenda  Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë lënduar gjithsej 109 presona, nga të cilët 83 kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikat shtetërore.

Për ngjarjet e mbrëmshme brenda dhe përreth Kuvendit, Policia ka arrestuar tetë presona të cilët momentalisht po mbahen në stacionin policor të Gazi Babës. Ata bëjnë të ditur se është siguruar edhe video materiali nga Kuvendi që do të ndihmojë në identifikimin e sulmuesve që kishin target deputetët, gazetarët dhe personat tjerë në ndërtesën e Kuvendit.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se janë lënduar 25 policë, ndërkaq thonë se do të ofrojnë të dhëna tjera në vijim. Do të bëhet kontrolle i brendshëm për të vërtetuar nëse një pjesë e policëve nuk e kanë kryer detyrën e tyre profesionale.

Sipas vlerësimit të MPB-së në incidentin e mbrëmshëm, brenda dhe përreth Kuvendit ka patur rreth 5000 qytetar.

Leave a Reply