531 mijë njerëz të infektuar në botë, 24 mijë viktima

Më shumë se gjysmë milioni njerez janë infektuar me koronavirus në mbarë botën.

Shifrat e fundit tregojnë se përhapja e sëmundjes është bërë shumë e madhe në të gjithë globin ndonëse Europa, Azia dhe SHBA mbajnë barrën më të madhe të shifrave.

Konkretisht kemi 531 mijë të infektuar, nga të cilët mbi 250 mijë janë në Europë. Italia me mbi 8200 viktima ka bilancin më të rëndë, Spanja ka viktima sa gjysma e Italisë 4154 ndërsa Kina ndjek me 3287.

Kina në orët e fundit ka pasur vetëm 6 viktima dhe 67 raste të reja, të gjitha të importuara nga jashtë dhe zero raste nga province e Hubeit.

Në të gjithë botën regjistrohen mbi 24 mijë viktima dhe 123 mijë e 329 të shëruar.

Leave a Reply