60 tornado shkaktojnë 26 viktima

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën pasi disa stuhi shkaktuan tornado dhe përmbytje në disa shtete në Amerikë.

Rreth 60 tornado ndodhën në Louisiana, Texas dhe Mississippi, ndërsa përmbytjet goditën pjesë të ndryshme në Alabama, Georgia dhe Carolina.

Me qindra e mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Vetëm, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Mississippi konfirmoi 11 të vdekur.

Mes tyre ka humbur jetën edhe një zyrtar i lartë i policisë. Javën e kaluar Shoqëria Meteorologjike Amerikane paralajmëroi njerëzit që të vendosen në streha gjatë pandemisë së koronavirusit.

Agjencia kërkonte që njerëzit të mendonin plane për të strehuar, pasi strehat publike janë mbyllur prej karantinës. 

Leave a Reply