79 pacientë me koronavirus në Kosovë, njeri shërohet plotësisht

8 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar këtë të mërkurë në Kosovë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi se në 24 orët e fundit janë testuar 89 persona, nga të cilët 8 dolën pozitiv.

Shifra totalë tashmë e personave të infektuar në Kosovë ka shkuar në 79.

Por Ministria Vitia ka dhënë edhe një lajm të mirë duke konfirmuar se një nga pacientet është shëruar plotësisht pasi ka dal negative në dy testet e fundit që I janë bërë.

 “Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitivë. Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19”, ka thënë Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Leave a Reply