A është Londra në rrezik për t’u goditur nga një termet i madh?

Shkencëtarët kanë zbuluar dy linja defektesh në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, që mund të shkaktojnë dridhje masive.

Shkencëtaret kanë zbuluar dy linja të defektesh në Londër të cilat mund shkaktojnë një termet të shkallës së 5.

Defektet lëvizin në mes 1mm dhe 2mm në vit, me njërën që gjendet nën qendrën kryesore të Londrës, nën Canary Wharf.

Besohet se Londra e ka kaluar një termet të ngjashëm, por hulumtuesit thonë se mundësia për të ndodhur një i tillë është një në njëmijë vjet që të ndodhë tërmeti i shkallës së pestë në kryeqytet.

Tërmeti më i rëndë që i ka ndodhur Londrës ka ndodhur me 6 prill 1580 dhe është vlerësuar se ka qenë i magnitutës 5.5.

Shanset të një tërmeti të tillë janë të mjaftueshme për të u frikësuar, por jo një problem i madh ka thënë Richard Ghail një specialist i kësaj çështjeje.

Një termet i shkallës së 6, mund t’i shkaktojë dëm ndërtesave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *