Adoleshentja i vë flakën qendrës së dënimit

Një adoleshente australiane akuzohet se ka djegur një qendër dënimi për të rinj duke shkaktuar një dëm prej 1 milion dollarësh.

Ngjarja ndodhi të dielën në Australi. Zjarrfikësve iu deshën plot 40 minuta për të fikur zjarrin e madh që kishte përfshirë ndërtesën.

Në momentin që ka rënë zjarri, brenda qendrës ishte pesë persona, por të gjithë dolën jashtë të palënduar.

15-vjeçarja e arrestuar u dërgua në stacionin policor ku u akuzua  për dëmtim dhe shkatërrim prone.

Asaj iu refuzua liria me kusht dhe do të dalë para Gjykatës për Fëmijët të hënën.

Leave a Reply