Aeroporti i Rinasit qetëson udhëtarët: Fluturimet vijojnë normalisht

Pas përkeqësimit të motit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dhënë informacione në lidhje me fluturimet.

Sipas TIA, në kushtet e tanishme atmosferike, fluturimet ndërkombëtare vijojnë normalisht.

“Për çdo ndryshim të mundshëm apo informacion tjetër, mbetemi në dispicion të pasagjerëve,” lajmëroi aeroporti i Rinasit. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit informon për gjendjen në vend si pasojë e motit me reshje. Sipas këtij komiteti, mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me reshje mesatare dhe të larta shiu, të cilat priten të intensifikohen më 30 nëntor – 2 dhjetor në gjithë territorin e vendit.

Leave a Reply