Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete

Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës.

Bëhet e ditur se një automjet tip “Benz” është përplasur me një automjet me targa të Kosovës. Nga të dhënat e para fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia e cila mbërriti në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Leave a Reply