Aksidentohet djali i Hashim Thaçit, policia jep detaje

Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e sotëm.

Policia ka deklaruar se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë tre automjete.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e PK-së Flora Ahmeti.

Endrit Thaci është në gjendje të mirë dhe është nxjerrë nga spitali pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK.

Leave a Reply