Ali Ahmeti e ka ofenduar liderin e vet?!

Kah fundi i “koncertit katundaresk” me rastin e ditëlindjes së Sulejman Rexhepit, në momentin kur kanë ngelur rrethi i ngushtë i tij, sa për ta analizuar tërë ndejën dhe efektin e arrritur nga ky “event” mjaft i kushtueshëm, por edhe për t’i mbledhur shumat e parave të dhuruara si dhuratë e ditëlindjes (Myftiu i Tetovës, ai i Gostivarit, ai i Shkupit i kishin dhuruar nga 500 euro, Myftiu i Kumanovës 100 kurse të tjerat nga 50 euro), sakaq Mulla Sula është parë nervoz. Nuk ka mundur ta përmbajë veten dhe ka shpërthyer plotë sharje e ofendime! Lë që nuk i ka ardhur Ali Ahmeti për ditëlindje, por as nuk ia ka uruar me letër, as me mesazh, as me status në facebukun e vet! Kjo e ka prekur së tepërmi, aq më shumë sepse nuk ka dy javë që Sulejman Rexhepi me loçkë të zemrës ia ka uruar publikisht ditëlindjen Ali Ahmetit!
“Jo po, unë i kam thënë “lider i shqiptarëve”, edhe ai është dashur ta nisë telegramin me “i dashur lider fetar i të gjithë myslimanëve”… Jo, nuk e thotë, sepse i vie inati, kjo i bie që unë jam edhe lider i tij, nëse është mysliman”, është shprehur i prekur Suejman Rexhepi. Pastaj, e ka zbërthyer tërë bisedën që do ta zhvillonte sikur Ali Ahmeti ta merrte në telefon për ta uruar!

“Ai m’i çon do përfaqësues të tij, ndërsa vetë nuk vjen! Unë e nderova me pjesëmarrjen e të gjith myftive, aleteve të mia, kurse ai nuk më vjen! Sikur ky koncert i ka përngja në pune jo të hijshme, a! Po ku e di ai më mirë se unë, ku e di ai se çka është haram e çka hallall! A jam unë lideri i tij! Unë e di më mirë”, ka thënë gjithë mllef Sulejman Rexhepi, për të vazhduar pastaj: “Ali Ahmeti nuk guxon me u solidarizu me ata që ma konstestojnë besimin, fenë time, sepse përkundër kësaj unë edhe më tej jam lider. More jam edhe kryetar i Ali Ahmetit. Po pse unë e respektoj atë si kryetar e ky nuk ma rrasë hiç! Prandaj, kurrë nuk më ka grafulluar shpirti për ta bekuar siç e bekova Nikolla Gruevskin! E ka hallall! Unë e uroj e ai hiç! Marre! Më ka lider! More nuk po forcohet ky farë Zijadin flokçi se menjëherë e bekoj atë si lider të shqiptarëve, ia tregoj qejfin unë marksist-leninistave që nuk e dijnë se çka do të thotë “bashkim – vëllazërimi”. Heeeej, një muaj rresht kam mbajtur ligjerata mbi “bashkim-vëllzërimin…” Nejse, hajde t’i shohim dekoratat, dhuratat de, të shohim se me çka më kanë dekoruar këta nanqimë…”

Në fund u harrua hidhërimi me Ali Ahmetin! Filmi i plasi kur nuk i doli hesapi i shtëpisë në pazar! Pë ata që kishin ardhur në festën e Sulejman Rexhepit ky i fundit shpenzoi mbi 15 mij euro, kurse prej pjesëmarrësve në atë “koncert katundaresk” ishte “dekoruar” (kështu ju thotë dhuratave Mulla Sula) me dhurata e pare në vlerë rreth 2320 euro. Ishin nja 3-4 kravata, kurse kovertën e Mustafa Dautit nuk e hapi fare por, e futi në xhepin e bythës, siç i thotë populli.

Pra, u nervozua me shqiptarët që fort e kanë qejf të hanë dhe mos të çojnë dhurata të çmuara për të tilla “evente”, si dhe me Ali Ahmetin, i cili është dashur të vie dhe të marrë mësim si organizohen festat e ditëlindjeve, dhe jo të organizohet me dy-tri qiftelia në odë të shtëpisë, e me tri-katër veta, siç e organizoi ai kohë më parë. Prandaj Ali Ahmeti nuk mund të jetë lider më i madh se Sulejman Rexhepi. Ali Ahmeti nuk futet në baltë por i nis njerëzit-ushtarët e vetë. Kurse, Suejman Rexhepi kur futet deri në fyt në baltë, i tërheq të gjithë myftitë, sepse edhe ata duhet të baltosen dhe jo vetëm Sulejman Rexhepi.

Shtrohet vetëm një pyetje: pas kësaj baltosje të fëlliqtë të këtyre myftive të Mulla Sulës, a do të guxojnë që të hypin në qyrsi e të mbajnë ligjerata për islam?! Ata edhe mund të hypin por, përgjithmonë do të kundërmojnë në qelbanikë, kurse xhemati nuk do t’i respektojnë më si hoxhallarë por si opanga të Mulla Sulës!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *