Alioski: BFI-së i duhen reforma

Alioski më tej thotë:
“Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI në krye me Sekretarin e Përgjithshëm, ka Platformë në të cilën mes tjerash thuhet:
“Besimtarët e vendit ndjejnë etje për një aktivitet të mirëfilltë fetar islam, myslimanët e vendit nuk po shohin kurrfarë përpjekje institucionale për një progres bashkëkohor të jetës fetare islame. Qytetarët myslimanë të vendit janë dëshmitarë të një loje të padrejtë e cila po zhvillohet në interes personal të njeriut që pretendon se është kryetar i këtij Institucioni si dhe në dëm të shkollës juridike hanefite. Të gjithë ata që i kishte konsideruar armiq të islamit, kundër të cilëve ka zhvilluar një fushatë të paparë, sot i ka institucionalizuar duke ju dhënë poste, detyra dhe angazhime konkrete. Kjo lojë dhe jo vetëm kjo, kanë ndikuar që sot BFI-ja të anashkalohet dhe të ngelë margjinave të axhendave të faktorit ndërkombëtar. Prej një Institucioni me relevancë sot BFI konceptohet si një “organizatë” e rrezikshme.” 
“Degradimi i BFI-së nga një Institucion shekullor fetar islam në një shoqatë individ, tjetërsimi hap pas hapi i vakëfit, vjedhja e qytetarëve në emër të avansimit të jetës fetare islame në vend, në fakt ka sjellë deri te një humbje e madhe e besimit si dhe te zvetënimi total i shpresës për një të ardhme të shëndoshë të këtij Institucioni. Dhe nuk dihet më nëse BFI-ja është në shërbim të popullit apo në shërbim të oligarkëve! 
Në BFI aktualisht mbisundon një atmosferë mosbesimi dhe një gjendje absurdi, dhe kjo krejt si pasojë e kriminalizimit të këtij Institucioni dhe delegjitimimit të tij përmes falsifikimit të zgjedhjeve dhe uzurpimit të posteve. Janë shkelur të gjitha procedurat, janë tejkaluar të gjitha afatet e parapara në Kushtetutën si dhe në aktet e tjera gjegjëse për zgjedhjen e organeve drejtuese. Prandaj edhe konstatohet me të drejtë se jo vetëm “de fakto” por edhe “de jure” sot BFI-ja është pa organe drejtuese legjitime.”

Leave a Reply