Ambasada amerikane: Ja si SPAK do të hetojë “të paprekshmit” e Shqipërisë

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një tjetër video ku ka shpjeguar sesi do të funksionojë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar.

Në një postim në Facebook, ambasada thekson se SPAK do të jetë një organ i pavarur, I cili do të hetojë dhe ndjek penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe zyrtarë të tanishëm e ish-zyrtarë të lartë.

“Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/441744029753439/?t=0

Leave a Reply