Ambasadorja e SHBA-ve mesazh mjekëve: Ju mishëroni çdo gjë që bota adhuron te Shqipëria

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh falenderues për të gjithë ata mjekë, infermierë dhe policë që ndodhen në vijën e parë të përballjes me rrezikun gjatë epidemisë.

Nëpërmjet një video-mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, kryediplomatja shkruan se ata mishërojnë çdo gjë që e gjithë bota adhuron te Shqipëria dhe populli shqiptar, kurajo, besnikëri dhe këmbëngulje, pavarësisht rrethanave.

“Ndërsa bashkojmë forcat tona për të luftuar koronavirusin, doja të merrja disa çaste për të falënderuar, në emër të të gjithë ambasadës së SHBA, të gjithë doktorët, infermierët, policët, vullnetarët, sanitarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara për t’u siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt dhe që shërbimet jetësore të vazhdojnë. Faleminderit shumë për sakrificën tuaj. Ju mishëroni çdo gjë që e gjithë bota adhuron te Shqipëria dhe populli shqiptar, kurajo, besnikëri dhe këmbëngulje, pavarësisht rrethanave. Falë sakrificës tuaj, ne do t’ia dalim së bashku! Faleminderit shumë, faleminderit nga zemra.”

Leave a Reply