Angli, arrestohen 4 persona të dyshuar për terrorizëm

Katër persona të dyshuar për aktivitet terrorist janë arrestuar në aeroportin e Mançesterit (Angli), pasi janë deportuar nga Turqia.

Arrestimet vijnë pas një hetimi ndaj 9 pjesëtarëve të një familjeje, ku përfshihen edhe 4 fëmijë, të cilët ishin përpjekur të hynin ilegalisht në Siri në datën 1 prill.

Fëmijët janë të moshës 1, 3, 8 dhe 11 vjeç.

Të arrestuarit janë të moshës 22 deri në 47 vjeç.

Policia po punon për të zbardhur arsyet e udhëtimit të tyre në Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *