Arta Marku me dorë të hekurt, ngre drejtorinë për hetimin e prokurorëve

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, ka ngritur drejtorinë për hetimin dhe inspektimin e prokurorëve. Kjo drejtori do te ketë si objekt të punës së saj hetimin dhe dispilinimin e prokurorëve, puna e të cilëve ka qenë për një kohë të gjate objekt kritikash nga opinioni publik, ai politik dhe faktori ndërkombetarë.

 

Po keshtu Kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur edhe vendimin për krijimin e Drejtorisë së Hetimit për të miturit. Vendimi sapo është firmosur dhe drejtoria e posaçme do të jetë në varësinë e Prokurorisë. Kjo ishte një ndër kërkesat e SHBA dhe kjo nismë është marrë në kuadër të ristrukturimit të Prokurorisë së Përgjithshme. Kodi i ri penal për të miturit hyri në fuqi më 1 janar të vitit 2018. Pritet që të dalin informacione të mëtejshme mbi funksionimin dhe organizimin e kësaj drejtorie.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *