Autoriteti i Dosjeve, ekspozitë për viktimat dhe persekutimin komunist në Tepelenë

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit organizon nesër ekspozitën me titull “Persekutimi Komunist në zonën e Tepelenës”

Pjesë e kësaj ekspozite do të jenë dokumente arkivore të dhjetëra dosjeve që dokumentojnë përndjekjen e ish-Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, dokumentet e kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit, dosjet e Sigurimit të ish-kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekjes në Tepelenë, dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos dhe dhjetëra të tjera.

Kjo ekspozitë dokumentare kushtuar përkujtimit të viktimave dhe personave të mbijetuar nga regjimi totalitar komunist, i paraprin ditës muze Memorial/Tepelenë që do të zhvillohet në qytetin e Tepelenës, më 23 gusht 2018.

Të ftuar do të jenë familjarë, studiues, përfaqësues të komunitetit lokal, shoqatave të ish-të përndjekurve dhe grupeve të interesit.

Leave a Reply