Avioni bën ulje të detyruar në fushën me misër, “u sulmua” nga një tufë zogjsh, 23 të plagosur

Një avion rus me pasagjerë u detyrua të bëjë ulje të detyruar në një fushë me misër afër Moskës pasi u gjend mes një tufë zogjsh.

Avioni me në bord 226 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit u detyrua të bëjë ulje emergjente pranë aeroportit Zhukovski të Mosca.
Avioni u përplas nga një tufë zogj një pjesë e të cilëve u futën në motor duke shkaktuar dhe dëmtime të tij.

Nga 23 persona të plagosur 5 janë fëmijë.

Avioni Airbus 321 po fluturonte ng Simferopol në Krimea. Media shtetërore e quajti mrekulli zbritjen e avionit.

Kompania tha se avioni kishte pësuar dëmtime të rënda dhe nuk mund të fluturonte më.

Një hetim ka nisur për të zbardhur më mirë ngjarjen.

Leave a Reply