Avioni bie në autostradë dhe shpërthen në flakë!

Autostrada 101 në Los Anxhelos ishte këtë javë skenë e një aksidenti të çuditshëm, pasi një avion i vogël shpërtheu në flakë.

Piloti Rob Sandberg arriti të manovronte, duke u hedhur me parashutë, ndërsa avioni përfundoi në autostradë, duke shpërthyer në flakë.

Avioni i vogël i përket epokës së Luftës së Dytë Botërore. Shkak i aksidentit është një defekt në motor.

Sipas mediave lokale, FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë incidentin.

“Condor Squadron” themeluar në vitin 1962 nga një grup ish-pilotësh luftarakë, i përdorte avionë të tillë për parada dhe ngjarje përkujtimore nga veteranët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *