Avokati i ish-drejtorit të burgjeve Artur Zoto: Nuk vërtetohet akuza për korrupsion

Ardian Leka, avokati i ish-drejtorit të burgjeve Artur Zoto, ka pretenduar se nuk vertetohet akuza për korrupsion për klientin e tij. Prokuroria kërkoi 5 vite burg për Zoton. Ajo çka mbetet në pritje tashmë është vendimi i Gjykatës. “Nga hetimi rezulton se Zoto e Iliaz Labi s’kanë asnjë kontakt apo bisedë telefonike.” – ka thënë Leka

Zoto u morr i pandehur me akuzën e korrupsionit pasiv gjatë ushtrimit të detyrës në lidhje me tenderimin e bulmetit dhe vezëve për të dënuarit gjatë periudhës Mars 2016. Ai u mor i pandehur bashkë me ish-vartësin e tij, Iliaz Labi por për të Prokuroria kërkoi që të pezullohet kërkesa për dënim për shkak të statusit të bashkëpunëtorit.

Veç dënimit me burg, Prokuroria ka kërkuar që Zotos për 5 vite t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike. /Shqiptarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *