Balla: Basha, baltë ndaj kandidatit për Bashkinë e Krujës

Pas akuzave të kreut të PD Lulzim Basha në adresë të deputetit Artur Bushi, kandidat për Bashkinë e Krujës, reagoi nënkryetari i grupit socialist Taulant Balla.

Balla tha se e sfidon publikisht Bashën për baltën e hedhur ndaj Artur Bushit. “Ministria e Drejtësisë e Italisë dhe institucione të tjera të specializuara, hedhin poshtë baltën e Lulzim Bashës sot për akuza të paqena përkundrejt Artur Bushit”, deklaroi Balla.

Përsa më sipër, Balla e ilustroi me këtë çertifikatën penale të skedarit juridik të Ministrisë së Drejtësisë italiane, i Prokurorisë së Milanos, që mban datën 10 prill 2014.

“Në këtë dokumen shkruhet se: Vërtetohet që nga të dhënat e skedarit juridik rezulton: Asgjë”, tha Balla.

Leave a Reply