Balla: Zgjedhjet e radhës në 2021 “Në Shtator Gjykata Kushtetuese vendos edhe për Metën”

Shumica është e vendosur për të mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohëshme. Sipas Taulant Ballës, socialistët kanë nisur punën për objektin e ardhshëm që janë parlamentaret e 2021 dhe negociata e vetme që mund të zhvillojnë me opozitën jashtë Kuvendit është për Reformën Zgjedhore.

Beteja jonë e radhës janë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, zgjedhje të tjera nuk ka më. Ata që dalin çdo natë në TV, nga presidenti që tashmë është një nga drejtuesit e opozitës në Shqipëri, apo kushdo tjetër duhet ta dinë që zgjedhjet vendore u përmbyllën në 30 Qershor. Ishte një ditë e rëndësishme ku fitoi Shqipëria e institucioneve, Shqipëria e zbatimit rigoroz të Kushtetutës, fitoi Shqipëria e angazhimit europian, përkundër Shqipërisë së dhunës dhe të molotovëve”.

“Ne jemi të gatshëm në çdo moment të dialogojmë dhe të diskutojmë me Partinë Demokratike rrugore, por pikë së pari me ata që kemi në Kuvend, pikërisht për sfidat e rëndësishme të vendit, por këtu nuk përfshihet asnjë lloj negociate për Reformën në Drejtësi”.

Në analizën që ka bërë me strukturat socialiste të Belshit, Balla flet me siguri që në Shtator, Gjykata Kushtetuese do të jenë funksionale, çka sipas tij do të mundësojë dhe certifikimin e vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit.

Komisioni hetimor që do të hetojë presidentin u mblodh të enjten për herë të parë dhe brenda këtij sesioni është parashikuar të zhvillohen disa seanca, ndërkohë që ka 3 muaj kohë për të hartuar raportin që do t’i paraqitet parlamentit e që të miratohet do të kërkojë 93 vota./TvKlan/

Leave a Reply