Basha-ndërkombëtarëve: S’ka stabilitet pa demokraci

Pas tensioneve para Parlamentit, protestuesit të kryesuar nga kreu i Partisë Demokratike, u zhvendosën tek Selia Blu. Para mbështetësve, Lulzim Basha tha se dita e sotme hyri në histori “si dita e dytë e zgjimit kombëtar, si dita e bashkimit më të madh që Tirana ka njohur në historinë e saj. Për këtë, çdo shqiptar sot dhe çdo brez sot ju ka një borxh mirënjohje ju, misionarëve të lirisë, të demokracisë”.

“Sot më në panik se kurrë kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale, përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve për t’i trembur, për t’i provokuar, për t’i larguar nga rruga e protestës. Por përgjigjen e mori nga populli”.

E gjitha Shqipëria dhe bota e ka parë sot, vendosmërinë e një populli të bashkuar. Dita kur do të shkojë para drejtësisë po afron. Nuk ka rrugë tjetër për të kthyer demokracinë përveç protestave popullore. Ishim shumë më 26 Shkurt jemi shumë më shumë sot më 16  Mars. 16 Shkurti i hapi rrugën një vërshimi popullor që nuk do të ndalet më kurrë.

Basha kishte një mesazh edhe për partnerët ndërkombëtarë, të cilëve iu drejtua në Anglish, për t’i thënë se nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci.

“Dua t’i drejtoj një mesazh të qartë miqve tanë perëndimorë që na kanë mbështetur në këto 29 vite, “No stability without democracy” (s’ka stabilitet pa demokraci). Ftesa ime është mos e dëgjoni autokratin Rama, që e zhyti vendin në drogë, dëgjoni zërin e qytetarëve”.

“Kjo që kemi nisur nuk do të zvogëlohet, ne nuk do të përçahemi, nuk do ta ulim kokën. Nuk do të pranojmë kurrë një parlament që ia ka marrë të keqen pazarit të Milotit. Beteja vazhdon dhe do të vazhdojë, derisa ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi, deri sa të hapim derën e Europës. Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale dhe kryehajduti. Ka 5 javë që nuk gjen vrimë miu të fshihet sa herë që shqiptarët bëhen bashkë. Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”.

Në këtë mënyrë edhe kjo protestë e opozitës u mbyll me kaq, ndryshe nga sa ishte përfolur se mund të vazhdonte deri në 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *