Basha: Ndihma ekonomike, vetëm për militantët e PS-së

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me banorët e fshatit Kuqan në Elbasan, u ka bërë thirrje fermerëve të zonës që më 21 Qershor t’i tregojnë qeverisë se ajo nuk po shkon në drejtimin e duhur.

“Subvencionet nuk po shkojnë për fermerët. Fermerët po shesin bagëtitë për të paguar rritjen e dritave. Ndihma ekonomike po shkon vetëm për militantët e Partisë Socialiste”, tha Basha.

Kreu i opozitës shtoi se, qeveria nuk po bën asgjë për të hapur vende të reja pune, por po shpenzon miliona euro për stadiume.

“Harxhuan 6 milionë euro për stadiumin në Elbasan dhe nuk hapën asnjë vend pune”, theksoi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *