Basha prezanton kandidatin e PD në Selenicë: Ramës dhe Koços u duket populli mizë

Kreu i Demokratëve, Lulezim Basha ka qenë sot në Selenice për të prezantuar kandidatin e opozitës në këtë bashki,  Përparim Shametaj.

Në fjalën e tij Basha e ka cilësuar Ramen si Kryeministrin turist  të një populli emigrant. Ai shtoi se Qeveria nuk i mbajti premtimet me të cilat erdhi në pushtet.

Sipas Bashës, Ramës dhe Koços u duket populli mizë, se po i ndërtojnë sarajet e tyre në  Dajt e Qeparo. “Paratë e shqiptarëve kanë shkuar për palma dhe sheshe qytetesh që qepen e shqepen nëpër Shqipëri”.

Kreu i demokrateve nuk ka harruar të thumbojë Metën, teksa i konsideroi zgjedhjet si luftë kundër varfërisë dhe jo ballistëve.

Ndërkohë kandidati për Bashkinë e Selenicës, Përparim Shametaj theksoi se do të punojë me devotshmëri për t’i shërbyer qytetarëve të Selenicës dhe komunave që i bashkohen asaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *