Basha: Rama e dinte kush ishte Valdrin Pjetri por i duhej

Kryetari i PD-së Lulzim Basha doli në një deklaratë për median duke akuzuar kryeministrin Rama s e po përpiqet “të lajë duart” nga Valdrin Pjetri.

I padenjë për Shkodrën është Edi Rama që po përpiqet tia hedhë Shkodrës dhe gjithyë Shqipërisë.

“Valdrinin e çoi në Shkodër duke ditur shumë mirë kush është ai dhe i vëllai që inaguruan bashkarisht hotelin në Tiranë. Për Valdrinin, Rama hyri në Shkodër me forcat Speciale dhe ishte gati ta çont Shkodrën në përplasje civile dhe e provokoi për një 2 prill të dytë . E dinte shumë mirë kush ishte Valdrini por i duhej pikërisht ai ..”

Valdrini nuk eshte vetem

Rasti i Pjetrit nuk është i vetëm tha Basha i cili renditi dhe kryebashkiakë të tjerë të akuzuar për lidhje me krimin. “Në krye të pushtetit lokal Rama po mundohet të imponojë sot përfaqësues të krimit dhe të pakicës kudo në Shqipëri” nënvizoi ai. 

“Rasti i Valdrinit nuk është rast i shkëputur. Sot, një pjesë e mirë e të gjithë kryebashkiakëve, që Edi Rama u imponoi me dhunë shqiptarëve janë me të shkuar kriminale ose me lidhje të tanishme kriminale.

 Pjerin Ndreu në Lezhë një njeri nga lista e zezë e ambasadës amerikane për përfshirje në trafiqe, u hoq nga policia me Fatos Nanon, u rikthye deputet me Edi Ramën, u kap në dosjen 184, u kandidua për Bashkinë e Lezhës.

 Valbona Sako në Durrës është e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim e krimin dhe është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës

 Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të jetë kryebashkiak.

 Agim Kajmaku në Vorë është një person me dy identitete dhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi.

Dionis Ymeraj në Dibër është gjithashtu njeri me të shkuar kriminale. I pushuar për korrupsion dhe nën hetim për korrupsion, i përfshirë në vjedhjen e votave në Dibër, përfaqësues i bandës së Ymer Lalës

Rakip Suli duhet të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht, kur ishte deputet, për përfitimet e paligjshme në konflikt interesi për objektet me qera e me kontrata, por as nuk u përjashtua, as u dënua, por u kandidua.

Tërmet Peci në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në flagrancë bga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për qindra kilogramë kanabis.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *